14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Kovaçevski – Lajçak: Lufta në Ukrainë imponon integrimin urgjent të Ballkanit Perëndimor në BE

Shkup, 11 maj – Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në Bruksel, ka takuar përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, në të cilin të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se lufta në Ukrainë ka imponuar përshpejtimin e nevojshëm të procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe negociatat urgjente me Maqedoninë e Veriut si prioritet.

Siç kumtuan nga kabineti i kryeministrit, Kovaçevski në takimin me Lajçak ka theksuar se pret mbështetje shtesë nga Brukseli për dialogun Shkup-Sofje për të përcaktuar kornizën negociuese në mënyrë që sa më shpejt të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut me Komisionin Evropian si fillim i procesit të mbylljes së kapitujve për anëtarësim në BE.

Related posts

Kovaçevki-Zadorozhnjuk: Agresioni rus ndaj Ukrainës është kërcënim për paqen në Evropë dhe në botë

admin

Micotakis dhe MPJ-ja greke shprehin ngushëllime për aksidentin e autobusit

admin

Seancë e SHPKK-së për çështjen për vazhdimin e vitit shkollor

admin