18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Sport

Kosova nuk ia del as ndaj Jordanisë, pëson humbje në “Fadil Vokrri”

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen miqësore të zhvilluar shtëpi ndaj Jordanisë me rezultat 2-0.

Kosova në drejtimin e Primoz Gliha, që debutoi si përzgjedhës ka insistuar në pjesën e parë, por edhe përkundër rasteve nuk e ka gjetur golin.

Në anën tjetër Jordania në daljen e parë arritën të shënon gol, kur në minutën e 18-të, një goditje e Baha Faisal u devijua nga mbrojtja jonë për ta paraboluar portierin Aro Muric (0-1).Video Player00:0000:20

Kosova tentoi të reagojë menjëherë pas golit, kur një goditje dënimi e Valon Berishë, u ndal me mund nga portieri mysafir.

Pas tij në minutën e 25-të, Amir Rrahmani gjuajti me kokë, por jashtë.

Rasti më i mirë për Kosovës ishte në minutën e 26-të, kur goditja e Vedat Muriqit u prit nga portieri.

Minutat e fundit të pjesës së parë u mbyllën pa ndonjë rrezik të madh.

Në pjesën e dytë inkuadrimi i Edon Zhegrovës i ka dha Kosovës më shumë në fazën e sulmit.

Vedat Muriqi kishte rast të mirë, por goditja e tij goditi transversalen.

Zhegrova tenton në minutën e 51-të, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Në minutën e 57-të, Mërgim vojvoda harkon në zonë, por goditja e Valon Berishën shkoi jashtë.

Jordania arriti golin e dytë në minutën e 85-të, kur Mërgim Vojvoda bën gabim trashanik, duke i dhuruar asistim Aldardadreh që shënon për 2-0.Video Player00:0000:18

Mysafirët kishin edhe dy raste të tjera në fund, por Aro Muric ishte në vend. 

Related posts

“Santiago Bernabeu” i ri është “anije kozmike”, nga ndeshjet e futbollit tek ato të basketbollit dhe tenisit do të zhvillohen aty

admin

Deklarata e mëhershme e Antonio Contes u konvenon lojtarëve të Tottenhamit për jetën jashtë fushe

admin

Arsenal forward Nicolas Pepe faces racist abuse online after red card against Leeds

Lea Musliju