22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Kosova në 24 orët e fundit regjistron 15 raste të reja me Kovid-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë relizuar 1 mijë e 440 teste prej të cilëve 15 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719. Në total numri i rasteve aktive është 330.

Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës. Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Related posts

Grenell hedh poshtë pretendimet se paguhet 100 mijë dollarë nga Serbia për lobim

admin

Rihapet pas 7 vjetësh terminali doganor i Trepçës

admin

Komiteti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës: BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor- Kosovës t’i liberalizohen vizat

admin