-1.2 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Kosova luan në Sevilla, Salihu: Këto janë arsyet pse pranoi Spanja

Tashmë edhe zyrtarisht është bërë e ditur se ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” do të zhvillohet në Spanjë, përkatësisht në Sevilla.

Njoftimi zyrtar erdhi dje nga Federata e Spanjës edhe pse ishte diskutuar shumë rreth kësaj çështje për shkak të mos-njohjes së Kosovës si shtet nga ana e Spanjës.

Në lidhje me këtë zhvillim të ri dhe shumë të rëndësishëm për sportin kosovar dhe Kosovën në përgjithësi, ka folur Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

Ai në një prononcim për KosovaPress ka numëruar arsyet pse Spanja ka pranuar që me Kosovën të ballafaqohet në territorin e saj.

“Ka qenë normalisht presioni edhe i UEFA-së dhe FIFA-së që e kanë bërë punën e tyre. Ky është një lajm shumë i mirë dhe na vjen mirë që po i kthehemi normalitetit. Kosova po pranohet si shtet i barabartë falë punës që kemi bërë.”, tha Salihu.

Salihu më tutje duke folur për KosovaPress, ka thënë se rol vendimtar që një shtet kaq i madh si Spanja, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, të pranojë të luajë në territorin e saj kanë pasur edhe rezultatet e arritura të Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

“Po të mos kishim rezultate e punë, çështja e Kosovës në futboll do të kishte mbetur në heshtje, por me rezultatet e treguara, sidomos në ato 15 ndeshje pa humbje kur e gjithë Evropa dhe bota ka shkruar për ne. Pra vetëm me punë dhe me sjellje të mira i kemi arritur këto. Pra të gjitha këto kanë bërë që federata të mëdha të futbollit ta kenë fokusin tek një federatë e vogël siç jemi ne”, deklaroi Salihu.

E sa i përket stadiumit ku është caktuar të zhvillohet ndeshja, Salihu ka thënë se ai është vendim që iu takon spanjollëve, vetëm se stadiumi duhet t’i plotësojë kriteret e kërkuara nga UEFA dhe natyrisht se Federata e Spanjës i ka pasur parasysh ato.

Ndeshja Spanjë – Kosovë do të luhet më 31 mars 2021.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com