19.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Kosova, aktualisht, shteti më i sigurt në Ballkan për Covid-19

Referuar statistikave ditore të prekjeve me virusin Covid-19, Kosova po shënon më së paku raste të infektimeve në tërë shtetet e Ballkanit, shkruan albinfo.ch.

Mesatarja e infektimeve ditore në Kosovë është mes 40 dhe 55 infektime, për dallim nga shtetet e tjera ballkanike që kanë një mesatare më të lartë mes 100 dhe 300 infektime në ditë.

Tashmë Kosova po qëndron relativisht mirë me infektimet me koronavirus, dhe shumë shtete kanë larguar Kosovën nga lista me rrezikshmëri të lartë.

Momentalisht në Kosovë janë 1 mijë e 157 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com