2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori Tema

“Korrupsioni nuk luftohet me “PR” por me zbatim të ligjit”

Autoritetet e vendit mendojnë se janë të angazhuara mjaftueshëm në drejtim të luftës kundër korrupsionit, por ajo që u mungon është një prezentim i mirë në sytë e qytetarit.

Ky është vlerësimi i kompetëntëve të fushës, të cilët duke komentuar deklaratën e zv/kryeministrit për Luftë Kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski për konfiskimin të 4.5 tonelata gjalp, thonë se korrupsioni nuk luftohet me “PR” (mërrëdhënie me publik) por vetëm duke zbatuar ligjin, shkruan Zhurnal.

Në një bashkëbisedim më Zhurnal.mk, profesoresha universitare Mirjana Najçevska thotë se rregullativa jonë ligjore paraqet kornizë të shëndoshë për të vepruar kundër korrupsionit, megjithatë ajo çfar mungon është veprimi konkret, që është një kërkesë permanente e BE-së në adresë të vendit, me vërejtjet se nuk shihen fare aktivitete konkrete në lëmin e luftës kundër korrupsionit.

Ajo këtu përfshinë luftën kundër “korrupsionit të gjërë” që sipas saj është i pranishëm në çdo nivel të punës së administratës dhe institucioneve publike, si dhe luftën kundër “korrupsionit të lartë”, që është i pranishëm në punën e pushtetit.

“Për t’u parë një aktivitet i tillë, do të duhet parë puna e mekanizmave të pavarur të kontrollit, që do të thotë se në momentin kur Revizioni do të publikojë raportin në të cilin do të pasqyrohen lëshime në punën e ndonjë institucioni publik, prokuroria Publike do të duhet menjëher të veproj në përputhje me këtë raport dhe të nisë procedurë. Pastaj, nëse Antikorrupsioni flet se ka detektuar një problem, shteti do të duhet menjëherë të reagojë, në mënyrë që të dëshmoj se e kupton problemin, dhe jo të arsyetohet”, thotë Najçevska, sipas të cilës është e një rëndësie jetike, të zbatohet përgjegjësia komanduese nëpër institucionet publike

Kujtojmë se ditë më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi planin kundër korrupsionit, duke vendosur theksin te pastrimi i gjyqësorit përmes digjitalizimit të prokurorisë. Gjatë prezentimit, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski tha se rezultatet do ta rikthejnë besimin te institucionet pasi do të ketë dënime më të ashpra për zyrtarët që do të korruptohen, megjithatë pak ditë pas kësaj, (të shtunën), u lëvdërua me konfiskimin të 4.5 ton gjalp, që hasi në reagime të shumta të opinionit në vend. Gazetarë dhe opinionistë të shumtë ironizuan me postimin, duke e cilësuar si defokusim nga mungesa e angazhimit të shtetit në luftën kundër korrupsionit

Ndryshe, indeksi i korrupsionit i Transparency International i publikuar në janar, flet se Maqedonia e Veriut vazhdon të ngecë në këtë fushë, pasi nuk ka ndonjë përmirësim në indeksin e korrupsionit për vitin 2020. Për të dytin vit radhazi, Maqedonia e Veriut ngec në drejtim të luftës kundër korrupsionit, dhe në të njëjtën kohë ulet më poshtë në pozitat e radhitjes. Në analizën e fundit për vitin 2020, vendi ka ra në vendin e 111-të krahasuar me vitin paraprak.

Me 35 pikë, Maqedonia e Veriut ndan pozitën e 111-të me Bosnjë e Hercegovinën, Mongolinë dhe Panamanë, duke qenë i fundit nga vendet e rajonit.//Zhurnal.mk

Related posts

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Admin

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Admin

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com