15.8 C
Skopje, NM
28/09/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Kornizë juridike për rialokimin e 49.7 milionë eurove të planifikuara për aeroportin kargo në Shtip

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim me drejtorin gjeneral të TAV Maqedoni Alper Ersoj dhe me ekipin e tij të menaxhmentit.

Ministri Bekteshi informoi se gjatë vitit të kaluar Ministria e Ekonomisë bëri ndryshime në Ligjin për partneritet publik privat i cili hap mundësinë që fondet e parashikuara në marrëveshjen e koncesionit me TAV Maqedoni, të destinuara për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip të ripërdoren për projekte me interes publik të shtetit. Ministri informoi se në periudhën e ardhshme Qeveria dhe koncesioneri do të nënshkruajnë aneks marrëveshje për koncesion me çka nga viti i ardhshëm do të filloj realizimi i projekteve që do të përfshihen.

“Duke marr parasysh të gjitha analizat e bëra nga ana e Qeverisë tregojnë që ndërtimi i aeroportit kargo në Shtip nuk ka arsyeshmëri ekonomike. Shuma e cila është paraparë me kontratën paraprake për ndërtimin e kargo aeroportit në rajonin e Shtipit do të ridizajnohet dhe do të ridedikohet për projekte të karakterit infrastrukturor por kryesisht për ndërtimin e ujësjellësve, kanalizimeve, çerdheve, shkollave por njëkohësisht edhe objekteve komunale me të vetmin qëllim përmirësimin e shërbimeve të cilat i japin komunat e vendit. Bëhet fjalë për një shumë prej 49.7 milionë euro”, deklaroi Bekteshi.

Ministri informoi se komunat kanë dorëzuar projektet e tyre nga viti i kaluar, të cilat janë me proritet për realizim.

“Qeveria ka një listë të projekteve që janë prioritare për implementim dhe janë dorëzuar nga komunat.Kur të nënshkruhet aneks marrëveshja, do të shpallen projektet që do të implementohen dhe dinamika për implementimin e ri”, theksoi Bekteshi.

Ministri Bekteshi ceku se bashkëpunimi i suksesshëm midis Ministrisë së Ekonomisë dhe TAV Maqedoni do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

Related posts

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Admin

Ministria e Ekonomisë do ta shënojë Ditën Botërore të Turizmit

Admin

Bankat shtyjnë shlyerjen e 60% të kredive

Admin

60% e investimeve të huaja të orientuara në patundshmëri – Ekspertët: Nuk ndihmojnë në punësim

Admin

CFO-ja e “Huawei”-t Meng Wanzhou largohet nga Kanadaja dhe arrin në Kinë

Admin

Kina dhe Gjermania, protagoniste të rimëkëmbjes globale

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com