22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Konventa nacionale e BE-së në Maqedoninë e Veriut do të mbajë sesion të Kapitullit 23 “Raport i ri i KE-së probleme të vjetra”

Shkup, 10 nëntor – Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë nikoqir i Grupit të punës 3 – Gjyqësia dhe të drejtat themelore (Kapitulli 23), i cili do ta mbajë sesionin e nëntë me temë “Raport i ri i Komisionit Evropian – probleme të vjetra: Si drejt efikasitetit më të madh në shqiptimin dhe zbatimin e masës konfiskimi i pronës”, në organizim të Lëvizjes evropiane.

Zëvendësshefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Xhulian Uasalo dhe ambasadori sllovak, Henrik Markush do të kenë fjalime hyrëse në temën. Në debat do të kyçen ekspertë juridikë të Maqedonisë dhe Sllovakisë, avokatë, profesorë universitarë, si edhe përfaqësues të Prokurorisë Publike, Gjykatës Themelore Penale, Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Marrë dhe Drejtoritë e Policisë Financiare dhe Zbulim Financiar.

Debati mund të ndiqet në Klubin e deputetëve me prani fizike ose onlajn përmes linkut – https://us02web.zoom.us/j/82269373135

Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut është platformë për përfshirjen e sektorit qytetar në debate lidhur me procesin e integrimit evropian me qëllim që të përgatiten të gjitha kapacitetet e shtetit për procesin e ardhshëm të negociatave me BE-në.

Related posts

Pas mocionit u “tollovit” politika, athua kush fitoi, e kush humbi pika?

admin

Janev: Bullgaria i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të hetuar aksidentin

admin

Komisioni për Sëmundje Infektive do të mbajë takim për gjendjen me Kovid-19

admin