18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Kontroll në objekte hotelerie në rajonin e Tetovës, arrestohen gjashtë persona në raste të ndara

Shkup, 11 nëntor – Gjashtë persona janë arrestuar në raste të ndara gjatë kontrollit të zbatuar mbrëmë nga ora 22:00 deri në orën 01.00 në tre objekte hotelerie në rajonin e Tetovës nga ana e nëpunësve të policisë të SPB Tetovë, Njësia Kombëtare për Shkatërrim të Kontrabandës me Emigrantë dhe Trafikim me Njerëz dhe Departamenti për Krim Ndërkufitar dhe Migrim në cilësi të Inspektoratit të Punës.

“Në orën 00:30 në një objekt hotelerie në fshatin Sedlarcë e Epërme, në rajonin e Tetovës, janë arrestuar A.K. (34) dhe E.K. (37), dy nga Republika e Shqipërisë, për shkak të qëndrimit ilegal në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mospasjes e lejes për qëndrim. Ata janë arrestuar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet parashtesë përkatëse”, kumtuan sot nga MPB-ja.

Në orën 01:50, ndërkaq, në një objekt hotelerie në Zherovjan të Tetovës, nga liria u privuan katër shtetas të huaj – K.I. (29) nga Republika e Bullgarisë. D.K (32) nga Republika e Serbisë, A.H. (24) nga Rusia dhe M.N (26) nga Republike e Serbisë, sepse kanë keqpërdorë qëndrim turistik, gjegjësisht kanë qëndruar në kundërshtim me qëllimin.

Në kumtesë theksohet se ata janë arrestuar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohen parashtresa përkatëse

Related posts

Keqpërdor identitetin e një klienti të bankës në Ferizaj, tërheq një shumë të madhe parash

admin

Një 14-vjeçare në Podujevë thotë se u sulmua seksualisht

admin

Një muaj paraburgim për babë dhe bir nga Prizreni

admin