14.9 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Kontesti me Bullgarinë sërish temë e debateve në këshillin ministror në BE

Bruksel, 23 nëntor – Sekretari slloven i shtetit për çështje evropiane, Gashper Dovzhan deklaroi se ministrat e çështjeve evropiane kanë biseduar për zgjerimin dhe veçanërisht për kontestin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ministrat sot në Bruksel janë mbledhur në kuadër të Këshillit për punë të përgjithshme, ndërsa zgjerimi ishte një prej temave.

Sekretari slloven i shtetit porositi se fokus i madh sot është vendosur në kontestin midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Më vjen mirë që ka mbështetje të përgjithshme për të gjithë procesin, por ka ende çështje dypalëshe, veçanërisht të theksuara nga Bullgaria, por shpresoj se deri në fund të presidencës sonë të BE-së do të jemi në gjendje t’i zgjidhim problemet, ky proces duhet të jetë. pozitiv”, deklaroi Dovzhan.

Ai e dha shembullin e Sllovenisë, e cila gjithashtu, gjatë procesit të saj negociues ka zgjidhur probleme bilaterale me fqinjët,

“Bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së dhe procesin e zgjerimit, politika e zgjerimit është një prej më me sukses në historinë e BE-së”, tha Dovzhan.

Related posts

Gjysma e tetovarëve janë vaksinuar

admin

Forum i Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë: “Çfarë kanë nevojë të rinjtë për bashkëpunim të mirë fqinjësor”

admin

Çadesh: “Ballkan i Hapur” për treg të vetëm të punës

admin