22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Kongresmenët amerikanë kërkojnë që të zgjidhet mosmarrëveshja dypalëshe midis Sofjes dhe Shkupit

Shkup, 20 nëntor – Të zgjidhet mosmarrëveshja bilaterale mes Sofjes dhe Shkupit në mënyrë që Maqedonia e Veriut të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit. Një kërkesë të tillë kongresmenët e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së i bënë ambasadorit bullgar në Uashington.

“Shpresojmë se do të lini mënjanë dallimet dhe do të mbështesni integrimin e plotë politik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në letrën e grupit dypartiak të Kongresit drejtuar ambasadorit Tihomir Stojçev.

Pavarësisht se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, thuhet në letër, mosmarrëveshja mes vendit tuaj dhe Maqedonisë së Veriut mbetet, gjë që e pengon Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë ato bisedime. Sipas tyre, vonesa e mëtejshme e përparimit të Shkupit dhe Tiranës drejt BE-së do të vërë në dyshim përpjekjet e liderëve perëndimorë dhe do t’i hapë dyert ndikimit politik antiperëndimor në rajon, veçanërisht nga Kina dhe Rusia.

“Ne besojmë se anëtarësimi eventual i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është vendimtar për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjithë komunitetin transatlantik”, thuhet në letrën e kongresmenëve amerikanë.

Related posts

Kryeministri holandez Mark Rute sot për vizitë në Shkup

admin

Tensione të forta në këshillin e Komunës së Kërçovës

admin

Xhaferi: Marrëdhëniet e shkëlqyera me EBA të intensifikohen me bashkëpunim në të gjitha nivelet

admin