23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Sport

Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në Lojërat Olimpike

Rasti i parë i infektuar me COVID-19 është identifikuar në Fshatin Olimpik në Tokio, gati një javë para fillimit të Lojërave Olimpike, konfirmuan sot organizatorët e ngjarjes sportive botërore. Toshiru Muto, kreu i komitetit organizator, nuk dha informacione lidhur me emrin apo kombësinë e personit të infektuar.

Ai gjithashtu nuk deklaroi nëse personi i prekur ishte i vaksinuar apo jo.

“Të gjitha masat e nevojshme po merren për parandalimin e infeksionit, në mënyrë që të gjithë ata në fshatin e atletëve të ndjehen të sigurt,” deklaroi ai.

Po ashtu, pesë atletë kanë rezultuar pozitivë për virusin sapo mbërritën në Japoni. Ata janë izoluar në fshatin e atletëve bashkë me sportistët e ekipeve të tyre olimpike dhe duhet t’u përmbahen rregullave tepër strikte të higjienës.

Organizatorët dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar janë përpjekur vazhdimisht të sigurojnë publikun dhe pjesëmarrësit se ngjarja sportive do të jetë e sigurt për të gjithë.

Related posts

Nuk ndalet Kosova: Nora Gjakova na sjell një tjetër medalje të artë nga Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ – Ekipi i xhudos po shkruan histori

Admin

Majlinda e Distria e përjetuan me emocion triumfin për në finale të Nora Gjakovës

Admin

Akili i pafat, mposhtet në repesazh nga xhudisti i Azerbajxhanit

Admin

Akil Gjakova nuk arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të “Tokio 2020”, synon medaljen e bronztë

Admin

Pengesë e re në kalimin e Xhakës te Roma

Admin

Pica italiane apo Ukraina si Çernobili, TV korean tallet dhe më pas kërkon falje

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More