22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Showbiz

Konfirmohet: Kim Kardashian është zyrtarisht në lidhje të re me Pete Davidson

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë konfirmuar lidhjen e tyre.

Në një paraqitje të guximshme publike, Kim, 41 vjeçe dhe Pete, 28, u panë të kapur për dore të mërkurën ndërsa festonin ditëlindjen e tij në Palm Springs, Kaliforni, zbulojnë fotografitë ekskluzive të siguruara nga tabloidi britanik DailyMail.

As Kim dhe as Pete nuk mund të fshihnin buzëqeshjet e tyre shkëlqyese teksa bënë një shëtitje pranë rezidencës në vlerë prej 12 milionë dollarësh të mamasë së saj Kris Jenner, ku ata kanë qëndruar së bashku, duke lënë pak dyshime se marrëdhënia e tyre është më shumë se një fluturim kalimtar.

Është partneri i parë romantik për yllin Kardashian që kur ajo paraqiti kërkesën për divorc nga ish-bashkëshorti Kanye West në shkurt të këtij viti.

Kanye, 44 vjeç, i cili tani ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, u lidh për pak kohë me modelen Irina Shayk në qershor.

Ndërkohë, Pete, i cili mbushi 28 vjeç të martën, ka qenë më parë i lidhur me një mori vajzash të famshme, duke përfshirë yllin e “Bridgerton”, Phoebe Dynevor, Kate Beckinsale dhe ish-të fejuarën e tij, Ariana Grande.

Ariana dikur i dha Pete një reputacion shumë të keq duke komentuar për madhësinë e burrërisë së tij në një status në Twitter të publikuar aso kohe.

Në fotografitë e siguruara nga DailyMail, nëna e katër fëmijëve Kim mund të shihet duke treguar të linjat e saj të famshme trupore e veshur me një triko të bardhë dhe një palë geta gri të mëdha, teksa mban për dore Pete-n i cili kishte veshur pizhamet e markës së saj “SKIMS” dhe një bluzë e zezë.

Është interesante se Kim vendosi të vishte një palë atlete të bardha të markës “Yeezy” – të cilat janë prodhim i kompanisë të ish-burrit të saj, Kanye West.

Më vonë, komediani, i cili përdorte llak të errët për thonjtë, u pa duke pirë duhan ose atë që dukej të ishte një marihuanë e mbështjellë paraprakisht, e cila është e ligjshme në Kaliforni.

DailyMail ka mësuar se Pete ishte në Palm Springs për 24 orë, por duhej të largohej për t’u rikthyer në punë, duke lënë pas Kimin.

Ylli Kardashian u pa duke u ndalur në një dyqan gjatë daljes së saj me Pete-n. Ajo dukej se kishte marrë disa sende brenda dyqanit.

Pantallonat e Pete-s janë nga koleksioni i veshjeve për pushime të Kimit, të cilat ata të dy u panë duke i veshur një ditë më parë në një fotografi në Instagram, të publikuar nga legjenda e hip-hop-it, Flavor Flav, në kompleksin e Kris Jennerit.

Në atë imazh, Kim kishte veshur të poshtmet e markës “SKIMS” ndërsa Pete tundi një bluzë të ngjashme, duke ngacmuar vëmendjen e fansave të tyre për faktin se kishin veshur veshje me dizajn të njëjtë.

Postimi vjen pas raportimeve të shumta, që thonin se Kim dhe Pete tani kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin.

Një burim i afërt me Kimin tha ekskluzivisht për DailyMail së fundmi se Pete është ‘shumë agresiv’ me të pasi ai shpesh ‘i kap belin, i komplimenton të pasmet dhe i prek flokët’ kur janë bashkë.

“Ai është jashtëzakonisht ngacmues. Ai po e bën të qartë se e pëlqen atë”, tha i besuari për DailyMail.

“Ai definitivisht nuk po qëndron i përmbajtur apo nuk është i turpëruar, ai thjesht do ta bëjë këtë. Dhe duket se asaj i pëlqen vëmendja. Është mirë ta shohësh të lumtur”, shtoi burimi.

Thashethemet për një romancë të mundshme filluan për herë të parë kur të dy u puthën gjatë një skeçi në fillim të tetorit, ku ajo luante Princeshën Jasmine dhe ai portretizonte Aladdin.

Javë më vonë, ajo u pa në “Knott’s Berry Farm” në Buena Park, Kaliforni për ngjarjen vjetore të Halloweenit të parkut tematik me një grup miqsh, duke përfshirë Pete-n, motrën e saj Kourtney dhe të fejuarin e ri të Kourtney-t, Travis Barker.

Pete dhe Kim thuhet se shijuan një darkë private në “Campania” në Staten Island në fillim të këtij muaji, e ndjekur nga një shëtitje grupore në klubin “Zero Bond” natën e ardhshme.

Çifti thuhet se kanë qenë vetëm gjatë gjithë kohës, me sigurimin privat që qëndronte jashtë lokalit ku ata ishin. /Telegrafi/

Related posts

“Në kohë të mira e të vështira”, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ndajnë një moment intim me ndjekësit

admin

Donatella Versace po dizajnon fustanin e nusërisë së Britney Spears

admin

Rihanna një partnere përkrahëse, merr gjithë vëmendjen në koncertin e ASAP Rocky

admin