18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Konferencë Rajonale për “Përmirësimin e dialogut ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor”

Shkup, 26 nëntor – Konferencë rajonale me temë “Përmirësimi i dialogut mes parlamenteve dhe gazetarëve nga Ballkani Perëndimor” do të mbahet sot në Kuvend.

Konferencën do ta hapin kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, ndërsa do të flasin kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Aleksa Beçiq, nënkryetari i Kuvendit të Serbisë Radovan Tvërdisq dhe kryetari i Parlamentit të BeH-së, Lazar Prodanoviq.

Në konferencën rajonale do të flasin përfaqësues të shoqatave të gazetarëve nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si dhe nga parlamentet e këtyre vendeve.

Konferenca është planifikuar të përfundojë me nënshkrimin e një Deklarate dhe deklarata për mediat.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit rajonal “Përmirësimi i dialogut ndërmjet shoqatave të gazetarëve dhe parlamenteve në Ballkanin Perëndimor për një sektor më të fuqishëm të shoqërisë civile”, financuar nga Agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillim (SIDA), në kuadër të projektit “Mbrojtja e hapësirës qytetare. – qendër rajonale për zhvillimin e shoqërisë civile” zbatuar nga Rrjeti ballkanik për zhvillim të shoqërisë civile (BCSDN).

Related posts

Pendarovski: Të mos lejojmë asnjë fëmijë të rrijë në rrugë, jashtë sistemit arsimor, i margjinalizuar ose i keqpërdorur

admin

Besimi: Përkrahje shtesë për fermerët përmes fondi të ri dhe më shumë mjete për zhvillimin e gjelbër

admin

Trishtim dhe dhimbje: Së paku 20 nga viktimat janë nga Studeniçani, mes tyre mësuesja me vajzën e saj

admin