22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Konferencë përfundimtare e grupit për integrim ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO

Shkup, 15 nëntor – Ministria e Mbrojtjes dhe SHM-ja e Armatës sot do ta mbajnë konferencën përfundimtare për integrim ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në konferencë, fjalime hyrëse do të kenë, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendës-shef i SHM-së, gjenerali Azim Nuredini dhe kryesuesi i grupit të punës për integrim ushtarak, koloneli Françesko Paçinjo.

Me konferencën përfundimtare rrumbullaksohet procesi i integrimit ushtarak të Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat komanduese, si dhe struktura e forcave të NATO-s, e cila, siç informojnë nga MM-ja, formaclisht do të shënohet me nënshkrimin e deklaratës së përbashkët e cila do të realizohet më 16 nëntor të vitit 2021, për të cilin qëllim gjatë ditës do të arrijë edhe komandanti i Komandës supreme aleate të NATO-s për transformim, gjeneral Filip Lavinj.

“Përfundimi i procesit të integrimit ushtarak në NATO është dëshmi për përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në realizimin e qëllimeve të dhëna të cilat zhvillohen përmes proceseve transformuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë”, theksojnë nga MM-ja.

Related posts

Rinia më e rrezikuar nga Kovid-19: As nuk vaksinohen, as nuk respektojnë masat

admin

A e promovoi Zaevi Kovaçevskin për kryetar të ri të LSDM-së?

admin

Qeveria amerikane ka siguruar 3,1 milionë dollarë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për luftën kundër Kovid-19

admin