22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Bota

Konferencë për Mesdheun, Erdogan bën propozimin për zgjidhjen e përplasjeve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, propozoi të martën mbajtjen e një konference rajonale me të gjitha vendet e Mesdheut, për të zgjidhur tensionet në lidhje me kufijtë detarë dhe kërkimet për hidrokarbure.

“Do të doja të përsërisja thirrjen tonë për të vendosur dialog dhe bashkëpunim me shtetet që lagen nga Mesdheu lindor. Për këtë arsye, ne propozojmë mbajtjen e një konference rajonale ku të merren parasysh të drejtat dhe interesat e të gjitha shteteve bregdetare dhe ku turko-qipriotët të jenë gjithashtu të pranishëm”, deklaroi Erdogan.

Turqia dhe Greqia, vende anëtare të NATO-s, janë në konflikt lidhur me të drejtat për të kryer kërkime në lindje të Mesdheut dhe zgjerimit të ujërave territoriale në pjesën kontinentale.

Tensionet u përshkallëzuan muajin e kaluar, pasi Turqia dërgoi një anije të specializuar në ujërat e pretenduara nga Greqia dhe Qiproja.

Situata u lehtësua paksa pasi Ankaraja tërhoqi anijen në fjalë javën e kaluar, një lëvizje kjo që u mirëprit nga Greqia dhe BE-ja, njofton euronews.albania.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së përmes një video-mesazhi, Erdogan tha se, Turqia preferon t’i zgjidhë mosmarrëveshjet në mënyrë të drejtë dhe përmes bisedimeve; por shtoi se përkjekjet e kota për të përjashtuar Turqinë nga planet në Mesdheun lindor nuk do të kenë sukses.

Related posts

Biden pritet ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin për punëtorët federalë

Admin

Hapet Ura e Peleshacit që lidh dy brigjet e Kroacisë

Admin

Armenia dhe Azerbajxhani fajësojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

Admin

Avancimi i talibanëve “përbën krizë ekzistenciale” për Qeverinë afgane

Admin

Kina ndëshkon me 18 vjet burgim një miliarder dhe kritik qeveritar

Admin

Katër persona vdesin pas rrëzimit të një aeroplani në Ukrainë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More