13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Konferencë ndërkombëtare e Këshillit të Evropës: “Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe dinjiteti i grave rome gjatë krizës”

Shkup, 24 nëntor – Më shumë se 100 gra rome prej sot deri më 26 nëntor do të marrin pjesë në konferencën hibride (me prani fizike dhe onlajn) të organizuar nga Ekipi i romëve pranë Këshillit të Evropës në partneritet me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.

Konferenca do të hapet nga Jagoda Shahpaska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut dhe Bjorn Berge, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Konferenca gjatë tre ditëve të ardhshme do të përpiqet të bëjë rishikim në atë si Kovid-19 i përkeqësoi sfidat afatgjata me të cilat po përballen romët.

Konferenca, gjithashtu, do t’i vlerësojë pasojat e situatës së romëve pa shtetësi apo mungesës së dokumentit për identifikim gjatë krizës dhe do t’i vlerësojë çështjet aktuale siç janë feminizmi i romëve, si dhe çështjet e romëve pjesëtarë të LGBTI dhe racizmin mjedisor.

Related posts

Shkarkohen drejtorët e REK Manastir dhe REK Osllomej, për u.d. emërohen Pece Matevski dhe Stojan Mickoski

admin

Deklaratë në PP për materialet e dorëzuara për identifikimin e viktimave nga aksidenti me autobus

admin

LSDM: Mickoski të kërkojë falje dhe të përgjigjet për të pavërtetat

admin