22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Komuna e Strugës i lëshoi flamujt në gjysmë shtizë, kryetari i komunës Merko me ngushëllime për familjet e viktimave

Strugë, 23 nëntor – Komuna e Strugës i lëshoi  flamujt në gjysmë shtizë në shenjë respekti ndaj viktimave nga aksidenti tragjik i trafikut në Bullgari, në të cilën jetën e humbën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Për shkak të tragjedisë dhe në përputhje me vendimin e Qeverisë për tre ditë zie, Komuna e Strugës kumtoi se i ndalon të gjitha aktivitetet dhe manifestimet.

Kryetari i komunës Ramis Merko dhe të punësuarit në administratën komunale, shprehën ngushëllime për familjet e viktimave, ndërsa të mbijetuarve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllime të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë, të cilët i humbën jetët e tyre dhe u lënduan në aksidentin tragjik, i cili mbrëmë ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje. U prehshin në paqe viktimat dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve”, kumtoi kryetari i komunës Merko.

Related posts

Analizë/ A do të fitojë “E Majta” rritje te maqedonasit përshkak urrejtjes nga shqiptarët?

admin

Zgjedhjet lokale lënë në harresë pandeminë

admin

Talat Xhaferi shprehë ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin me autobus në Bullgari

admin