22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Komuna e Gazi Babës do të dhurojë mjete financiare për familjet e të pësuarve në aksidentin e autobusit

Shkup, 24 nëntor – Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefovski sot dorëzoi propozim Vendim për ndarje të ndihmës financiare, për familjet e të pësuarve në aksidentin që ndodhi në Bullgari.

Siç informojnë nga komuna, kryetari kërkesën për mbajtje të seancës e dorëzoi te Këshilli komunal.

“Në këto momente të rënda të pikëllimit në Republikën e Maqedonisë, solidariteti dhe humanizmi duhet të jenë udhërrëfyes për të gjithë ne. Për atë qëllim, në mëngjes dorëzova kërkesë te kryetarja e Këshillit të komunës së Gazi Babës, Dijana Ilievska për mbajtje të seancës së Këshillit në të cilën propozoj sjellje të vendimit për ndarje të ndihmës financiare për familjet e të pësuarve në aksidentin në Republikën e Bullgarisë”, thotë kryetari i komunës Stefkovski.

Me këtë vendim Gazi Baba do të përfshihet në aksionin humanitar të organizuar nga Kryqi i Kuq për sigurimin e ndihmës financiare për familjet e të pësuarve.

Related posts

“Ballkani i Hapur”: Krijimi i një Këshilli Zbatues për të koordinuar atë që është rënë dakord deri më tani

admin

Protesta kundër betonizimit të Mavrovës, banorët kërkojnë shpëtim

admin

Njihet identiteti i burrit i cili u mbyt në Vardar

admin