22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Komuna e Çairit ndanë ndihma finansiare për familjarët e viktimave në Bullgari

Shkup, 24 nëntor – Komuna e Çairit sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, e ku ka vendosur për ndarjen e ndihmës finansiare për familjet, familjarët e të cilëve kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi dje në Bullgari, informon Zhurnal.

Këshilli njëzëri miratoi vendimin për ridedikimin e mjeteve që janë të parapara për dekorimin e territorit të komunës sonë për festat e fund-vitit dhe këto mjete do t’ua ndajmë familjarëve të atyre që kanë ndërruar jetë në aksidentin tragjik në Bullgari.

Kjo do të thotë nga kontoja 425990, programi E0 i marrim 1.200.000 denarë dhe të njëjtat i shtojmë në konton 412110 Programi A0, rezervat e përhershme.

Këshilli komunal formoi edhe komision me përfaqësues të të gjitha partive në Këshillin komunal të Çairit si dhe 1një i punësuar nga administrata e Komunës të cilët do të vendosin për ndarjen e këtyre mjeteve.

“Shpresojmë që me këtë akt tonin të sotëm t’ju dalim sado pak në ndihmë dhe t’ua zbusim dhimbjen familjarëve që humbën të afërmit e tyre në aksidentin tragjik. Qoftë dheu i lehtë për ata që humbën jetën, e familjarët e tyre, miqtë, kolegët të rrojnë e t’i kujtojnë”, thotë kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.//Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/VisarGaniu.Cair/posts/2962265447435437

Related posts

Festë për shqiptarët/ Në Maqedoni shënohet dita e alfabetit shqip

admin

LSDM-ja më 12 dhjetor do ta zgjedh pasardhësin e Zaevit

admin

Pendarovski – Duda: Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë në mbështetjen e Polonisë për integrimin në BE

admin