22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Teknologji

Kompjuteri i parë Apple u shit për 400 mijë dollarë

Një nga modelet e kompjuterit të parë, i krijuar nga themeluesit e Apple, u shit në ankand në SHBA.

Kompjuteri Apple-1 u krijua në 1976 nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe disa njerëz të tjerë. Një nga modelet e krijuara me dorë është ofruar nga shtëpia e ankandeve “John Moran Auctioneers”.

Kompjuteri u ofrua me një çmim fillestar prej 200 mijë dollarësh dhe pritej të arrinte dy deri në trefishin e çmimit. Oferta përfundimtare ishte 400 mijë dollarë.

Ky nuk është çmimi rekord me të cilin është shitur një model Apple-1, sepse në vitin 2014, kompjuteri në ankand arriti çmimin prej 905 mijë dollarë.

Kompjuterët Apple-1 u krijuan midis viteve 1976 dhe 1977 në një garazh në Kaliforni. Ato janë montuar me dorë, janë zbukuruar me një kuti druri dhe janë krijuar vetëm 200 modele.

Related posts

Prezantohet iPhone 13 Pro Max që kushton 9,150 dollarë me dhëmb T-Rex 80 milionë vjeçar

admin

Kush qëndron pas trendit viral në Instagram për mbjelljen e pemëve, dhe a do të realizohet premtimi i dhënë?

admin

Versioni kinez i Fortnite do të mbyllet në nëntor

admin