23.8 C
Skopje, NM
27/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve do të informojë për përgatitjet për zgjedhjet lokale

Shkup, 17 korrik – Kryetari i Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, do të informojë sot për vendimin për zgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për prokurimin publik të Sistemit të integruar biometrik të identifikimit të votuesve, si dhe aktivitetet për përgatitjen e zgjedhjeve lokale.

Nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve për MIA-n konfirmuan se është bërë zgjedhja e ndërmarrjes që duhet të sigurojë sistemin e integruar për identifikimin biometrik të votuesve.

Katër kompani aplikuan për tenderin e përsëritur për prokurimin e sistemit të integruar. kryetari i Komisionit Aleksandar Dashtevski më 2 korrik për MIA-n deklalroi se sistemi dhe terminalet për ngarkimin e gjurmëve të gishtërinjve do të prokurohen me kohë për zgjedhjet lokale.

Identitetet e votuesve në zgjedhjet lokale do të verifikohen për herë të parë me terminale të gjurmëve të gishtave, diçka që u parashikua nga ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.
Dashtevski pastaj tha se ai gjithashtu priste që zgjedhjet lokale të thirreshin nga kryetari i parlamentit në fillim të gushtit.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ) dhe Komisionet komunale të zgjedhjeve filluan dje me zgjedhjen e anëtarëve të bordeve zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Rendi i zgjedhjeve, siç informohet nga Komisioni, është në përputhje me madhësinë e komunave. Zgjedhja e anëtarëve të bordit zgjedhor është planifikuar të përfundojë javën e ardhshme. Plotësisht bordet e reja zgjedhore po zgjidhen sepse të vjetrat kanë skaduar.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë paralajmëruar për në gjysmën e dytë të tetorit.

Related posts

10 raste të reja me Covid, vdesin dy pacientë

Admin

Duxhak: Dyfishimi i përpjekjeve për kthim të vlerave për të cilat Ohri është vënë nën mbrojtje të UNESKO-s

Admin

Ganiu nikoqir i përfaqësuesve të ansambleve pjesmarrës në “Folk Fest 2021”

Admin

Lajm i mirë për shoferët, ulen çmimet e derivateve

Admin

Tearca së shpejti do të bëhet me rrjet kanalizimi fekal

Admin

Takim i Xhaferit me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Italisë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More