11.8 C
Skopje, NM
24/09/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë miraton standardet për tekstet mësimore në diasporë

Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për miratimin e teksteve mësimore për diasporën, i cili po mbahet prej dy ditësh në Prishtinë, ka hartuar dhe ka miratuar standardet për tekstet mësimore të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe mërgatë, në përputhje me legjislacionet e të dyja vendeve, shkruan albinfo.ch.

Komisioni i Përbashkët Shqipëri-Kosovë për miratimin e teksteve mësimore për diasporën është ngritur në zbatim të marrëveshjes së miratuar midis dy shteteve.

Komisioni “Për organizmin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe mërgatë”, koordinohet nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe ka në përbërje të tij përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Republikës së Shqipërisë, si dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Kosovës.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com