15.8 C
Skopje, NM
13/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori

Koment / “Protestat masive, rrezik nga Covid-19, për qytetarët”

Shkruan, Drejtori i Agjencisë së Lajmeve, Zhurnal.mk & DailyNews.mk, Bexhet Musliju

Pushteti Lokal është shumë i lezetshëm, por koha ecë “shpejt”. Do të vij dita kur qytetarët do ta tregojnë fuqinë dhe kënaqësinë apo pakënaqësinë, me rrethimin e numrit në fletëvotim.

Edhe me hundë të zënët, pa marrë erë do të vëresh se po ofrohen zgjedhjet Lokale. Bagerat, asfaltet e shkrirë, gropa po sanksionohen, ndërsa partitë opozitare me protesta me thirrje për tubime masive e brohoritje për punë të pabëra.

Kjo është era e zgjedhjeve Lokale, të cilët ne duam apo s’duam, ditëve të fundit më intensivisht po i vërejmë.

Partitë veçse kanë filluar përgatitjet për ballafaqim të zgjedhjeve lokale që priten të mbahen vitin tjetër. Edhe pushteti, edhe opozita kur bëhet fjalë për luftë për pushtet lokal, i përkëdhelin krahët, dhe kapen për punë në momentin e fundit.

Sikur pushteti më parë, edhe ky tani më tepër të përkushtuar në sanim, se sa në zhvillim të projekteve të premtuara para marrjes së mandatit të tyre.

Ndërsa opozita, si ajo e mëparshmja, e ka më lehtë për të bllokuar kryqëzimin kryesor me protesta, “në emër të popullit”. Dhe këto janë për shkak të “shqetësimeve” ekonomike, politike dhe kryesisht për shkak të gjendjes shëndetësore të qytetarëve.

Pa iu lëviz syri, ata fajësojnë numrin e lartë të pacientëve me Covid 19, “duke harruar” se çdo thirrje për qytetarët, ata krijojnë një grup të ri të quajtur “protesta”, dhe e gjithë kjo mund të jetë edhe pasoj e numrit të lartë e të infektuarve me Covid-19.

Partitë politike të cilët po i organizojnë protestat, pakënaqësinë e tyre le t’i bëjnë në anë të press konferencave, rrjeteve sociale, tik-tok, e etj…, për të mos shkaktuar ngritje të numrit e të të infektuarve me Covid-19. Tubimet në këto momente, janë të rrezikshme për qytetarët.

Vetëdijesoheni vetën, lider, protestant, e simpatizant, Covidi-19 mund të mos u le hapësirë, kohë për votim. duke ruajt vetën, ruani bashkëvendësit tuaj.

STOP PROTESTAVE, MASIVE!

https://www.facebook.com/bexhetmusliu/posts/10159993697144918

Related posts

Analizë/ Rikthimi i SHBA-ve në Ballkan, sinjal i mirë për rajonin

NEFAIL EMINI

David Philips: Vetëm SHBA ka kapacitetin për të detyruar një marrëveshje Kosovë-Serbi

NEFAIL EMINI

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

NEFAIL EMINI

Optimizëm para samitit të BE-së, Shkupi shpreson Sofja të reflektojë nga presioni ndërkombëtar

NEFAIL EMINI

Në Mbretërinë e Bashkuar nis sot samiti i vendeve më të industrializuara

NEFAIL EMINI

Zëdhënësi i DASH: Ende nuk kami emrat e rinj në lidhje me listën e zezë për Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More