13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Analiza Rekomanduar

Koment: Ende pa shkuar në opozitë, BDI filloi ta “pjekë” zanatin e opozitës në disa komuna

Shkup, 19 nëntor – BDI nuk ka qenë në opozitë që nga periudha 2006-2008, kur qeverisi koalicioni VMRO-PDSH. Pjesa më e madhe e gjeneratës së kësaj partie, që e provuan shijen e “hidhët” të opozitës në atë kohë, tashmë janë në margjina të politikës. Kanë ardhur gjenerata të reja, që zanatin e politikës kryesisht e kanë “pjekur” në komoditetin dhe komforin të cilin e ofron pushteti. Kryesisht janë “çuna të mamit” dhe “goca të mamit”. Ata i duartrokitën Shkodrane Dardhishtës kur tha “i heqim patikat e bardha dhe i veshim çizmet”, por asnjëri/a nuk treguan gatishmëri që bashkë me Shkodranen t’i zhveshin patikat e bardha, sepse kupohet nuk kanë “çizme në tavan”. Edhe me pasë, këmbët i kanë shumë të buta dhe u çohen “ushla” nga çizmet. Ata janë mësuar të shijojnë të mirat që i ofron pushteti, të shkruajnë në facbook dhe instagram, por nuk e kanë “prekur” politikën në teren.

Kurse BDI tani po përballet me një sfidë të re. Dal ngadal po zgjerohet harta ku kjo parti po shkon në opozitë. Në Tetovë, Gostivar, në Shkup, Kumanovë, Butel, Gazi Babë, Ohër, Manastir… Nëse Alternativa bëhet pjesë e qeverisë, BDI me siguri do të jetë në opozitë edhe në Ministrinë e bujqësisë dhe kulturës, por edhe në disa drejtori të rëndësishme. Do të krijohet “suficit” i kuadrove partiake që kërkojnë poste dhe punësime, kurse “deficit” I posteve dhe vendeve për punësime.  

Parashtrohet pyetja nëse BDI tani do të gjejë forca për të ndryshuar situatën. Rrethanat janë të ndryshme në krahasim me periudhën 2006-2008, sepse nuk mund të shfrytëzohet arsyetimi “u shkel vullneti i shqiptarëve”. Tani duhet të punohet për kthim të elektoratit. Kurse “çunat dhe gocat e mamit” nuk dinë të përfitojnë elektorat, e as që duan të lodhen. Ata dinë të mbajnë poste dhe të shetiten kabineteve, por jo edhe të mbledhin vota. Nëse nuk ka poste, ata e harrojnë partinë për 24 orë dhe kërkojnë strehim në ndonjë parti tjetër. Tani BDI mund ta vërejë se sa shumë ka gabuar kur postet kryesore ua dha adhuruesve të këngëve të Ledri Vulës, e jo meritorëve për fitimin e votave.

Related posts

Analizë/ A po shkon LSDM në “FERR” ! Rrugë të pakthyer

admin

Analizë/ Keq me Zaevin, keq pa Zaevin, ndoshta më mirë me Mickovskin?!

admin

ANALIZA: Bullgaria “groposi” integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

B.M