13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Koalicioni margjinat: KPDM duhet t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të margjinalizuar

Shkup, 10 nëntor – Shoqata “HOPS Opsione pë jetë të shëndetshme” dhe Rrjeti për mbrojtjen nga diskriminimi kanë dorëzuar ankesë në Komisionin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi (KPMD) për një rast të diskriminimit indirekt në bazë të statusit shëndetësor, kumtoi koalicioni margjinat.

Lidhur me rastin nga koalicioni theksojnë se një gruas e cila në të kaluarën është mjekuar nga hepatiti C nuk i është mundësuar sigurim shëndetësor privat. Kompania private e sigurimeve nuk ua mundëson këtë të drejtë personave të tjerë që në të kaluarën apo tani mjekohen për sëmundje të ndryshme. Kështu, kompanitë e sigurimeve diskriminojnë në bazë të gjendjes shëndetësore dhe përkatësisë në një grup të margjinalizuar personash që përdorin drogë dhe grupe të tjera pacientësh që mjekohen për sëmundje të ndryshme kronike, sipas koalicionit.

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, duke vepruar sipas ankesës, siç theksojnë, ka miratuar një mendim me të cilin nuk është konstatuar diskriminim indirekt në bazë të gjendjes shëndetësore ndaj personave që përdorin droga, por edhe ndaj personave të tjerë me sëmundje kronike.

Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, siç theksojnë ata, qëllime legjitime për kufizimin e të drejtave mund të jenë siguria shtetërore, mbrojtja e shëndetit dhe moralit, mbrojtja nga krimi dhe mbrojtja e të drejtave të të tjerëve. Fitimi i kompanive private nuk mund të konsiderohet më i rëndësishëm se barazia e qytetarëve si e drejtë e tyre kushtetuese dhe e njohur ndërkombëtarisht.

Komisioni i referohet dispozitave në fushën e sigurimeve shëndetësore private pa marrë parasysh se diskriminimi ndonjëherë buron nga vetë ligjet. Nëse diçka është e rregulluar me ligj nuk do të thotë se nuk mund të jetë diskriminim. Duhet pasur parasysh se këta persona janë plotësisht të përjashtuar nga e drejta për sigurim shëndetësor privat. Për njerëzit me sëmundje kronike që ndikojnë në sasinë e kujdesit shëndetësor që marrin, kompanitë mund të ofrojnë një mënyrë për të paguar dhe llogaritur koston aktuale të trajtimit, por jo një heqje të plotë nga e drejta. Duke pasur parasysh se ky komision sipas ligjit duhet të jetë organ ekspert dhe i pavarur për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, veçanërisht shqetëson fakti që ky organ nuk është mjaft i ndjeshëm sa i përket shkeljes së të drejtave të komuniteteve të margjinalizuara, ku përfshihen grupe të ndryshme të pacientëve me sëmundje kronike dhe personat që përdorin apo kanë përdorur drogë, thonë nga Koalicioni margjinat.

Related posts

Shefi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë për vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes në Maqedoni

admin

Rekomandim për kanalet sportive të vendosin komentim në gjuhën shqipe dhe maqedonase

admin

Aksion policor në Fushë Topanë të Shkupit, arrestohen dy persona

admin