8.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Tema

KOALICIONET SHQIPTARO-MAQEDONASE/ Interesi zgjedhor i fashit gjitha pengesat

Në muajin tetor të këtij viti do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në Maqedoninë e Veriut. Njohësit e zhvillimeve politike në vend kanë alarmuar se në raste se nuk gjendet një zgjidhje mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për kontestet historiko-kulturore deri në muajin maj atëherë janë të mundëshme edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, shkruan Zhurnal.mk

Bazuar në zgjedhjet fundit lokale të vitit 2017, ku në rrethinë e dytë kishim një koalicion të hapur mes LSDM-së së Zoran Zaevit dhe BDI-së së Ali Ahmetit në komunat ku rrezikohej fitorja e kandidatit të njërës apo tjetërës parti, a mund të kemi në zgjedhjet lokale të vjeshtës së 2021-shit koalicione ndëretnik që në në fillim të fushatës elektorale.

Analisti Selim Ibraimi konsideron se nëse koalicionet ndëretnike janë parimore, atëherë edhe shoqëria funksionon mirë. “Po janë shumë të mundshme pasi ata veçse ekzistojnë në mes partive maqedonase dhe atyre të themi shqiptare LSDM dhe BESA. Kur koalicionet janë etnike dhe parimore si ajo e vitit 1998 në mes PDSH-së dhe VMRO-së , shteti dhe shoqëria funksionon me mirë. Tani është koha që koalicionet të jenë të shëndosha dhe jo në shërbim të grupeve financiare por në funksion të qytetarit pa dalllime”, deklaroi për Zhurnal, Ibraimi.

Në anën tjetër, analisti Blerim Hyseni thotë se zgjedhjet e kaluara lokale dëshmuan se në komuna të caktuara koalicionet ndëretnike janë të mundëshme, madje edhe funksiojnë mirë. “Zgjedhjet e kaluar lokale e dëshmuan se janë të mundshme koalicionet ndëretnike, edhe atë në komuna të caktuara ku përberja etnike është e përzier me dominim të njërës apo tjetrës etni. Interesi zgjedhor sigurisht që po i fashit të gjitha pengesat që koalicionet në nivel lokal të arrihen më lehtë dhe më më pak ‘dhimbje’, kjo po bëhet kryesisht për kandidatët për kryetar në komunat në të cilat shqiptarët, nuk arrinë të fitojnë kryetarin dhe anasjelltas”, thotë Hyseni për Zhurnal.

Ai mendon se në zgjedhjet lokale të vjeshtës koalicionet do të jenë më vetëm se publike, e jo siç ka qenë rasti i koalicioneve  të heshtura por ato do të jenë edhe në numër më të madh. “Është diçka tjetër sesa përfitojnë votuesit nga këto koalicione por partitë politike vlerësojnë që fitorja është më e rëndësishme sesa realizimi i premtimeve të dhëna”, nënvizon Hyseni.(Zhurnal.mk)

Related posts

Hulumtim: Kriza e Kovid-19 dyfish e ka rritur numrin e grave të varura nga ndihma shtetërore

Admin

Puna nga shtëpia në kohë pandemie, ndikimi që do ketë te menaxherët kalimi në një botë hibride

Admin

​Ankthi mund të shkaktojë që njerëzve t’u bie të fikët pas vaksinës antiCOVID, shpjegojnë mjekët

Admin

Analizë / Vaksinat – Covid19 garë gjeopolitike për dominim në Ballkanin Perëndimor!

Admin

“Korrupsioni nuk luftohet me “PR” por me zbatim të ligjit”

Admin

Kërkesa e Mickovskit për shtyerje të zgjedhje, synon gjetjen e paqes brendapartiake

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com