30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Bota

Klubet e natës në Berlin po kthehen në strehë për njerëzit e pastrehë

Dimri veçse ka arritur dhe Berlini sikurse shumë vende të tjera pritet të jetë i ftohtë, duke u bërë shpejt një vend tek i cili zakonisht nuk do të donit të qëndronit jashtë, sidomos natën.

Por ky shqetësim, shkruajnë mediat e huaja, është më i madh, sidomos për të pastrehët e qytetit.

Megjithatë, duke falënderuar një iniciativë, ky shqetësim i tyre, nëse jo në tërësi, do të jetë më i vogël. Kjo pasi që, siç bëhet e ditur, kjo mund të ndryshojë – falë disa klubeve në zonën Kreuzberg-Friedrichshain.

Një natë çdo javë në janar dhe shkurt, Astra Kulturhaus dhe Bi Nuuwill hapin dyert e tyre për të pastrehët, duke shkurtuar oraret e tyre të koncerteve për të siguruar vende të ngrohta për të fjetur gjatë muajve më të ftohtë të vitit.

Është një lëvizje e përgjegjshme dhe bamirësie, dhe shpresohet që gjëra të tilla të ndodhin edhe në vende të tjera, në të ardhmen.

Related posts

Tërmeti 7.2 ballë godet këtë vend, pamje kur qytetarët nga paniku nuk dijnë nga t’ia mbajnë

admin

Një kopje e Kushtetutës amerikane shitet për 43 milionë dollarë

admin

Ukraina pranon afër 530 milionë dollarë grante nga SHBA-ja dhe Britania

admin