13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Klinika Infektive në gjendje kritike, nuk ka pothuajse asnjë vend të lirë për pacientë

Shkup, 16 nëntor – Po mbushen kapacitetet e Klinikës Infektive në Shkup. Drejtoresha e kësaj klinike, Milena Stevanoviq, në një deklaratë për Slloboden Peçat thotë se për momentin ka vetëm edhe disa krevate të lira, por se deri në mbrëmje me shumë mundësi do të mbushen, transmeton Zhurnal.

“Mëngjesin e sotëm kishim disa lëshime të pacientëve në shtëpi, u lirua kapaciteti pak por nuk e përjashtoj mundësinë përsëri deri në fund të ditës të mbushen kapacitetet përsëri. Gjithsesi, qytetarët nuk duhet të kenë frikë, ne tanimë i ridëërgojmë pacientët nëpër Klinikat Interne që janë të dedikuara për Covid”, thotë Stevanoviq.

Derisa pacientët të sëmurë nga covid ridërgohen nëpër spitale tjera, spitali modular ende nuk është vënë në funksion.

Spitalin modular do ta hapim kur të mbushen të gjitha kapacitetet e klinikave interne. Për momentin nuk duam të hapim debat sepse duhet të mendojmë për përdorim më racional të mjekëve dhe personelit mjekësor. Ne jemi shumë pak infektologë. Nga ana tjetër nuk bëhet fjalë për profesionizëm, të gjithë kolegët janë profesionistë të mjekojnë pacientë të prekur me Covid”, thotë Stevanoviq.//Zhurnal.mk

Related posts

Në Dibër nesër fillon vaksinimi për gripin sezonbal të 100 personave që janë paraqitur të parët

admin

Fushatë e MRDPR bullgare për grumbullimin e ideve projektuese për bashkëpunim ndërkufitar

admin

Partitë e koalicionit qeveritar e konfirmuan shumicën e qëndrueshme parlamentare

admin