20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Kiosk i ri digjital për pagesën e faturave të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup

Shkup, 24 nëntor – Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup vendosi kiosk digjital për pagesën e shpejtë pa provizion të faturave për shërbimet e ndërmarrjes në Ist Gejt Moll.

Ky është lokacioni i katërt në Shkup, pas atyre në drejtorinë e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, Sektori për kujdesin ndaj konsumatorëve të NP “Higjienës Komunale” – Shkup dhe në QTQ në përdhesë.

Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup informojnë se shërbimet elektronike dhe të gjitha informacionet shtesë me interes të konsumatorëve janë në dispozicion në www.vodovod-skopje.com.mk dhe aplikacionin celular në dispozicion për Android dhe iOS.

Related posts

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

admin

Kryetari i degës së BDI-së e përshëndet vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi (FOTO)

admin

Frosina Remenski kandidon për kryetare të LSDM-së

admin