24 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Bota

Kina zgjeron mbizotërimin global në rrjetet 5G me mbi 1.15 milionë stacione bazë

Kina ka marrë drejtimin global në krijimin e rrjeteve 5G me mbi 1.15 milionë stacione bazë 5G të ndërtuara deri më tani, të cilat përbëjnë mbi 70 për qind të vëllimit të përgjithshëm botëror, tha të martën një zyrtar i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.

Në konferencën për shtypin të mbajtur nga kjo ministri, u bë e ditur se të gjitha qytetet në nivel prefekture në Kinë, më shumë se 97 për qind e qyteteve dhe e konteve dhe 40 për qind e qytezave dhe e fshatrave, kanë arritur mbulimin me rrjetin 5G. Numri i përdoruesve të 5G-së në Kinë arrin në 450 milionë, që përbën më shumë se 80 për qind të totalit të botës.

Gjatë periudhës së Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), Kina ndërtoi rrjetin më të madh në botë të fibrave optikë dhe 4G, dhe mbi 99 për qind e fshatrave në mbarë vendin u lidhën me të dyja teknologjitë.

Sipas Planit të 14-të Pesëvjeçar të Zhvillimit për Industrinë e Informacionit dhe Komunikimit, (2021-2025), Kina do të përpiqet të ndërtojë rrjetin më të madh të pavarur 5G në botë. Planifikohet që të ketë 26 stacione bazë 5G për 10 000 veta për të arritur mbulimin gjithëpërfshirës të qyteteve dhe qytezave, mbulimin bazë të fshatrave administrative dhe mbulimin e thellë të skenarëve kyç të aplikimit, ndërsa pritet që 80 për qind e fshatrave administrative të përdorin 5G-në.

Kina ka arritur deri më tani më shumë se 450 milionë lidhje terminale të telefonave celularë 5G dhe rrjetet e saj të fibrave optikë 1000M tani mbulojnë më shumë se 240 milionë shtëpi, duke e bërë Kinën një nga vendet udhëheqëse në botë në këtë fushë.

Related posts

Kaloi koronavirusin/ Berlusconi: Një nga eksperiencat më të vështira të jetës ime

admin

Merkel e shqetësuar rreth vaksinave ndaj koronavirusit për vendet e varfra

admin

Masakrohen dhjetëra persona në Etiopi

admin