30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Teknologji

Kina akuzohet për sulm kibernetik ndaj serverave të “Microsoft Exchange”

Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe BE-ja kanë akuzuar Kinën për kryerjen e një sulmi të madh kibernetik në fillim të këtij viti.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmi pati për shënjestër serverat e “Microsoft Exchange”, duke prekur të paktën 30 mijë organizata në të gjithë botën.

Mbretëria e Bashkuar tha se përgjegjës të këtij sulmi ishin personat nga Kina të mbështetur nga shteti, derisa BE-ja potencoi se sulmi erdhi nga “territori i Kinës”.

Ministria kineze për Sigurinë e Shtetit (MSS) u akuzua gjithashtu për veprimtari më të gjerë spiunazhi dhe për një model më të gjerë të sjelljes së “pamatur”.

Kina ka mohuar më parë akuzat për pirateri dhe thotë se kundërshton të gjitha format krimit kibernetik. 

Related posts

NASA zgjedh SpaceX për mision në Evropë

Admin

Revolucion në video-lojën Football Manager

Admin

Google po bën një ndryshim të rëndësishëm në rezultatet e kërkimit

Admin

Kjo është gruaja e parë në histori që do t’i komentojë ndeshjet e video-lojës së FIFA 2022

Admin

Një veturë e licencuar Ferrari ka mbërritur në lojën Fortnite

Admin

Snapchat regjistroi rritjen më të lartë, tani ka 293 milionë përdorues

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More