1.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Këto janë disa nga rekordet që Atletico Madrid mund të thyejë këtë sezon

Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Atletico Madrid kanë qenë në një pozitë sikurse kjo që janë tani, në mundësi reale për të thyer disa rekorde në La Liga.

Nëse Los Colchoneros fitojnë ndeshjen e tyre të ardhshme, ata do të arrijnë 50 pikë në gjysmën e parë të sezonit. Këtë gjë e kanë arritur për herë të fundit në vitin 2013/14, kur edhe patën fituar La Ligan.

Ekipi i drejtuar nga Diego Simone nuk kanë lëshuar asnjë pikë në shtatë ndeshjet e fundit, rekordi i tyre është nëntë ndeshje.

Ata kanë 15 fitore këtë sezon duke humbur vetëm ndaj Real Madrid dhe duke barazuar me Huesca dhe Villarreal. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm ata mund të barazojnë ose tejkalojnë rekordin e Los Blancos me 100 pikë.

Një pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi është mbrojtja e tyre jashtëzakonisht e fortë. Jan Oblak ka pësuar vetëm tetë gola deri më tani këtë sezon dhe ka mundësi të përmirësojë rekordin e tij prej 18 të pësuar në sezonin 2015/16.

Atletico është në të vërtetë në rrugën e duhur për të thyer rekordin e Real Madrid të vendosur në vitin 1931/32 me vetëm 15 gola të pranuar.

Luis Suarez është duke i dhënë skuadrës atë që ata kanë munguar për vite me radhë, më shumë gola.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com