18.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kuzhina

Kështu bëhen tullumbat më të shijshëm: Një ëmbëlsirë e lëngshme, së cilës askush nuk mund t’i rezistojë!

Me këtë recetë tullumbat mund t’i gatuajnë edhe fillestarët në kuzhinë

Përbërësit:

▪ 360 g miell
▪ 140 gr bollgur
▪ 2 të bardha veze
▪ 1 sheqer vanilje
▪ 2 gota kos (360 g)
▪ ekstrakt vanilje
▪ 100 ml vaj
▪ 1 pluhur për pjekje

Për shurup:

▪ 800 g sheqer
▪ 500 ml ujë
▪ limon
▪ 1 sheqer vanilje
▪ 70 ml vaj për skuqje

Përgatitja:

Sherbetin është mirë ta përgatisni një ditë më parë, nëse nuk arrini, mund ta bëni edhe të njëjtën ditë.

Zieni ujin dhe sheqerin dhe pasi të vlojë shtoni limon dhe sheqer vaniljeje dhe ziejini edhe 10 minuta.

Në një enë hidhni jogurtin, të bardhat e vezëve, vajin, sheqerin e vaniljes dhe ekstraktin e vaniljes dhe i përzieni.

Shtoni grizin dhe përzieni dhe më pas miellin dhe pluhurin për ëmbëlsira.

Brumin vendoseni në një shiringë dhe hidhni në vaj të valuar.

I skuqni tullumbat derisa te marrin ngjyrë duke i përzier vazhdimisht derisa të dalin në sipërfaqe, me pas i nxirrni me një lugë me vrima dhe i hidhni në sherbet.

Kur të përthithen i nxirrni dhe i vendosmi në një enë dhe i hidhmi sipër pjesën tjetër të shurupit, atëherë shërbejeni.

Ju bëfshin mirë.

Related posts

Ëmbëlsirë me çokollatë në një mënyrë krejtësisht të re: Nuk është as akullore, as tortë, por është shumë e shijshme!

admin

Sandviçi i nxehtë dhe i lehtë për t’u përgatitur që do t’ua ngritë disponimin menjëherë

admin

Simite me hudhër dhe vaj ulliri: Për adhuruesit e kuzhinës mediterane!

admin