22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal do ta prezantojë Barometrin Ballkanik 2021

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal sot në Tiranë do ta prezantojë Ballkanik 2021.

Ky është edicioni i shtatë i hulumtimit vjetor të mendimit publik dhe subjekteve afariste të cilin e thërret KBR-ja dhe i cili merret me qëndrimet dhe pritjet e qytetarëve dhe biznesmenëve nga Ballkani Perëndimor në tema të ndryshme, siç janë integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal, digjitalizimi, rimëkëmbja e gjelbër dhe punësimi, ndërsa dy vite me radhë, përfshin edhe tema në lidhje me rrethinën sfiduese në rajon e shkaktuar nga Kovid-19.

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor e mbështesin bashkëpunimin rajonal dhe 77 për qind pajtohen se kjo mund të kontribuojë për situatë më të mirë politike, ekonomike dhe të sigurisë në ekonominë e tyre, përderisa 62 për qind konsiderojnë se anëtarësimi në BE është punë e mirë për ekonominë e tyre. Dyzet e nëntë për qind ende konsiderojnë se papunësia është problemi më i madh me të cilin përballet ekonomia e tyre, përkundër 45 për qind të vitit të kaluar. Të rinjtë gjithashtu pajtohen edhe 63 për qind e tyre konsiderojnë se mundësitë joadekuate për punësim janë problemi më i madh.

Kur bëhet fjalë për bizneset, 72 për qind konsiderojnë se Bashkimi Evropian është blloku më i dëshiruar për tregti, ndërsa 48 për qind thonë se marrëveshja e re për uljen e çmimeve të roamingut u ka kursyer para.

Related posts

Bëni kujdes gjatë vizitave në Vodno dhe vendet e tjera për piknik, apelojnë nga Qyteti i Shkupit

Admin

Nisma “Më mirë për Tetovën”: Ndryshimet në KZ në prag të zgjedhjeve lokale është një veprim jodemokratik

Admin

ARDB dhe OSBE nënshkruan Memorandum për zbatimin e projekteve të përbashkëta 2021 – 2024

Admin

Mosrespektimi i masave e rrit numrin e pacientëve të hospitalizuar nga korona në Tetovë

Admin

Kuvendi i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtetësi

Admin

Është parandaluar garë ilegale në autostradën Saraj – Tetovë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More