19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskuton për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin gjashtëmujor mbi punën e Misionit të KB në Kosovë (UNMIK).

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, do të marrë pjesë përmes një video-lidhje në seancën e Këshillit të Sigurimit që mbahet në orën 16:00, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Në një raport të publikuar në faqen e internetit të OKB-së, sekretari i përgjithshëm, Antonio Guterres përshëndeti fillimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE midis Prishtinës dhe Beogradit, pas një pauze të gjatë dhe u bëri thirrje të dy palëve të tregonin fleksibilitet dhe kreativitet në përpjekjet për të kapërcyer dallimet.

Guterres mirëpriti angazhimin e udhëheqjes së Kosovës për të luftuar pandeminë, avancimin e dialogut me Beogradin dhe integrimin evropian dhe i bëri thirrje qeverisë së re të Kosovës që të vazhdojë të forcojë sundimin e ligjit, të mbështesë proceset e përgjegjësisë për shkeljet serioze të të drejtave të njeriut dhe të marrë hapa vendimtar për të luftuar korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë, raporton Beta, transmeton Klan Kosova.

Shefi i KB-sëu bëri thirrje institucioneve të Kosovës dhe akterëve ndërkombëtarë të sigurojnë mbështetje dhe bashkëpunim të plotë në përpjekjet e Gjykatës Speciale pasi kjo është “thelbësore për të ardhmen paqësore të Kosovës”.

Raporti përfshin periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator 2020.

Related posts

Zgjedhjet e parakohshme në Armeni, Nikolla Pashinian shpall fitoren, opozita kundërshton

NEFAIL EMINI

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

NEFAIL EMINI

Pesë fakte interesante nga ekonomia zvicerane

NEFAIL EMINI

Miroslav Lajçak flet nga Vjena për dialogun: S’ka arsye për pesimizëm

NEFAIL EMINI

Vucic pas miratimit të rezolutës për Srebrenicës: Serbëve në Mal të Zi, iu them ‘kokën lart’

NEFAIL EMINI

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Turqisë

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More