24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Këshilli i Ambasadorëve: Maqedonia pa nevojë u bë pjesë e fushatës në Bullgari

Shkup, 19 nëntor – Duke i ndjekur ngjarjet politike në Republikën e Bullgarisë gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale fundjavën e kaluar, Shoqata për politikë të jashtme dhe ndërkombëtare “Këshilli i Ambasadorëve” me keqardhje ka konstatuar se Republika e Maqedonisë së veriut pa nevojë u bë pjesë e fushatës parazgjedhore në këtë vend fqinj dhe mik.

Këshilli i Ambasadorëve, siç qëndron në kumtesë, e ka pritur me zhgënjim paralajmërimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, si dhe deklaratën e ministrit Svetllan Stoevit, të dhënë në takimin me ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Sofje, se Bullgaria nuk do të mbështesë fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në dhjetor të këtij viti.

“Këshilli i Ambasadorëve konsideron se një veprim i këtillë i Republikës së Bullgarisë nuk është në përputhje me përpjekjet e Jozef Borellit, Përfaqësues i Lartë për Politikë të Jashtme i BE-së, të vendeve anëtare të Unionit dhe të Stejt Departamentit të SHBA-së, për mbajtjen sa më shpejt të konferencës së parë ndërqeveritare BE-Maqedoni e Veriut”, theksohet në kumtesë.

Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se ky paralajmërim është veçanërisht i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm në kohën kur vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me kërcënime për sigurinë në rajon, me përkeqësimin e gjendjes epidemiologjike me Kovid-19 dhe me krizën energjetike.

Këshilli i Ambasadorëve edhe krahas këtyre paralajmërimeve, aktorët shtetërorë të Bullgarisë do të mbledhin fuqi, në Samitin e BE-së në dhjetor, t’ia hapin rrugën Maqedonisë së Veriut drejt integrimit më të shpejtë në Bashkimin Evropian

Related posts

Strategjia nacionale për burgjet, Nuhiu: Investimi më i madh në histori

admin

Takim Ahmeti-Mickovski nuk paska ndryshuar asgjë, VMRO e vendosur për të rrëzuar bashkë LSDM-në dhe BDI-në

admin

Snopçe: Kemi mbledhur 61 nënshkrime, qeveria është jolegjitime

admin