34.8 C
Skopje, NM
29/07/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Kërkohet formimi i një reparti të veçantë në Prokurori për sulmet ndaj gazetarëve

Proaktivitet më të madh për sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik, si dhe formimin e një reparti të veçantë në Prokurorinë Publike për këtë lloj të rasteve kanë kërkaur përfaqësuesit e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, nga prokurori publik Ljubomir Joveski, informon Zhurnal.

Siç njoftuan nga SHGM, në takim janë hapur disa çështje lidhur me përmirësimin e gjendjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatik si dhe Prokuroria të jetë më aktive në ndjekjen e atyre që kërcënojnë gazetarët dhe shkelin të drejtat e tyre.

“Në regjistrin e SHGM-së për sulme mbi gazetarët nga fillimi i këtij viti deri në këtë moment kemi regjistruar 14 sulme mbi gazetarët, prej të cilave më tepër se gjysma janë sulme mbi gazetare femra. Në vitin 2019 kishim vetëm 4 sulme dhe ky trend negativ duhet të ngritë alarmin para se gjithash në PTHP, veçanërisht duke patur parasysh se sipas evidencës sonë nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur kundër sulmuesve”, thotë kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski.

Nga SHGM kanë dhënë dhe një propozim konkret për formimin e një reparti të veçantë në Prokurori për ndjekje të krimit të organizuar për sulm mbi gazetarët dhe punonjësit mediatik.

“Detyra e këtij reparti të posaçëm është të hetojë shkeljet e të drejtave të gazetarëve nga sivjet, por edhe ato më të vjetrat, sepse vetëm në këtë mënyrë do të përmirësohet praktika negative e mos ndëshkimit e cila për momentin është prezente”, tha drejtori i SHGM-së, Dragan Sekullovski.

Nga SHGM njoftojnë se edhe prokurori Joveski ka shprehur gatishmëri që në periudhën në vijim të kontrollojë rastet dhe do të bisedojë për formimin e një reparti të veçantë

Related posts

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

Admin

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

Admin

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

Admin

Mbeturinat dhe uji i pijshëm problem në komunën e Tearcës

Admin

Bashkia e Shkupit të premten me spërkatje kundër mushkonjave

Admin

VMRO: MPB nuk është funksionale, letërnjoftime nuk ka më shumë se 20 ditë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More