22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Ekonomi Përzgjedhjе nga redaktori

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% dhe të kthehet në nivelet parapandemike

Kërkesa globale për naftë pritet të rritet me 6% këtë vit dhe të kthehet në nivelet parapandemike deri në fund të vitit 2022, theksoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e saj mujor të naftës.”Agjencia përshtati kërkesën me rritje për gjysmën e parë të vitit, megjithatë, ajo rishikoi vlerësimin e saj për gjysmën e dytë për shkak të fushatave të ngadalta të vaksinimit në ekonomitë e vendeve që nuk janë pjesë e OECD-së”, sipas IEA-së.

“Në qershor, kërkesa për naftë parashikohet të ketë një rritje domethënëse me 2,5 milionë fuçi në ditë në bazë mujore, një nga rritjet më të mëdha mujore të regjistruara në vitin e kaluar”, theksoi agjencia.

Duke theksuar se pjesa më e madhe e rritjes do të jete te karburantet e transportit, si benzina ​​dhe kerozina në Indi, SHBA dhe konsumatorët e tjerë të mëdhenj të naftës, agjencia shtoi se fushatat e vaksinimit në Europë dhe Amerikën e Veriut, të cilat përbëjnë 40% të kërkesës globale të naftës, kanë mbështetur rritjen.

“Kërkesa pritet të rritet po ashtu me 1,2 milion fuçi në ditë në bazë mujore në korrik dhe 1 milionë fuçi në ditë në bazë mujore në gusht, pasi sezoni i pushimeve verore të Hemisferës Veriore mbështet shtimin e udhëtimeve”, shtoi IEA.

Megjithatë, agjencia paralajmëroi se rritja e fundit e rasteve të COVID-19 në vende të ndryshme si Argjentina, Brazili, India, Malajzia dhe Tajlanda shërben si një kujtesë se pandemia nuk ka mbaruar dhe se rënie të mëtejshme të kërkesës pritet të ketë në vendet me imunitet të ulët ndaj virusit.

Në vitin 2021, konsumi më i lartë parashikohet të jetë në rajonin e Paqësorit-Azisë me 35,7 milionë fuçi në ditë, ndjekur nga Amerikat me 30,3 milionë fuçi dhe Europa me 13,7 milionë fuçi.

Related posts

Forumi ekonomik: Lidhshmëria infrastrukturore kyçe për zhvillimin e rajonit, përveç vullnetit politik

Admin

Forumi ekonomik/ Një ekonomi – zero dogana, 100 për qind tregti të lirë dhe zero pengesa për lëvizjen e qytetarëve

Admin

Komuniteti i biznesit kërkon mos të ketë pritje në kufi dhe vetëm një leje pune

Admin

Ministri Hoxha njofton për projektin e radhës të përfunduar me sukses

Admin

Ulet çmimi i ngrohjes qendrore në Shkup

Admin

Azeski: Zaevi, Rama dhe Vuçiqi treguan liderizëm politik

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More