5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori Tema

Kërkesa e Mickovskit për shtyerje të zgjedhje, synon gjetjen e paqes brendapartiake

Njohësitë e zhvillimeve politike, thonë se kërkesa e kreut të VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski për shtyerje të zgjedhjeve lokale për në nëntor, është një kërkesë e cila për motiv mund të ketë blerjen e kohës për konsolidim të rradhëve brendapartiake, pasi po kalon një periudhë me turbulenca të shkaktuara nga anëtarët të cilët kërkojnë dorrëheqjen e tij.

Në një bashkëbisedim me Zhurnal.mk, analisti politik Eroll Rizaov thotë se e drejtë e secilës opozitë është të kërkojë tajmingun më të volitshëm për mbajtje të zgjedhjeve, aq më shumë kur kjo parti krahas mbajtjes së lokaleve, kalkulon se do të mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku me gjasë kanë vlerësuar se kjo kohë do të jetë më e volitshme për ata, por pa përjashtuar edhe brengën e tyre që është shëndeti i qytetarëve.

“Prapaskena e motiveve të Mickovskit mund të jetë kalkulimi se deri në nëntor do të gjejë paqe brenda partisë së tij, mirëpo këtu është llogaritur edhe kriza aktuale shëndetësore që ka shkaktuar vështirësi ekonomike, si dhe vetoja bullgare, të cilat si të tilla, rrisin paknaqësitë në popull që sa vijnë e shtohen. Megjithatë, çka nëse fillojnë negociatat dhe ekonomia fillon të ecën përpara në maj-qershor dhe kjo nuk do t’u shkoj përshtati”, shprehet Rizaov. Ai nuk përjashton edhe mundësinë që opozita maqedonase të ketë sinjale nga jashtë për mënyrën që do të zhvillohen negociatat, por mbetet në konstatimin se më shumë kemi të bëjmë me një kalkulim për motive të brendshme partiake.

Rikujtojme se opozitarja VMRO-DPMNE ditë më parë kërkoi që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në shtator, ndërsa zgjedhjet lokale të shtyhen për në nëntor, për çka kreu partiak Hristian Mickovski përmes një letre në adresë të ambasadorëve të akredituar në vend, këtë e kërkoi me pretekstin e situatës së rrnëduar shëndetësore me Kovid, gjë e cila sipas tij do të komplikonte akoma më shumë situatën.

Ka kohë që partia opozitare VMRO-DPMNE dhe kryetari i saj Hristijan Mickoski, po kalojnë një periudhë me plot turbulenca brendapartiake, pasi kjo parti ka humbur disa cikle zgjedhore me rradhë, ku për pasojë janë shfaqur edhe pakënaqësi nga ish funksionarë por edhe anëtarë aktual të VMRO-së të cilët kërkojnë dorëheqjen e Mickovskit dhe rifreskim të partisë.

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com