2.8 C
Skopje, NM
26/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Katrugalos kërkon shpjegime nga Dendias pse është vonuar ratifikimi i memorandumeve me Maqedoninë

“Kur do të vijnë memorandumet me Maqedoninë e Veriut për të votuar në Kuvend? Si do të zgjidhen vonesat e rëndësishme për librat shkollorë dhe markat tregtare?”, pyeti përgjegjësi për politikë të jashtme në SYRIZA, Jorgos Katrugalos në pyetjet e deputetëve, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ish shefi i diplomacisë greke, tani deputet nga partia opozitare, po kërkon nga Dendias informacion se pse vonohet ratifikimi i tre memorandumeve me vendin tonë, pavarësisht nga fakti se ato u miratuan në Kuvend nga mesi i shtatorit të vitit të kaluar.

Në pyetjen e deputetit, poashtu shkruan se pavarësisht qëndrimit të qeverisë aktuale greke për respektimin e Marrëveshjes së Prespës, “ka ende probleme serioze me vonesat në zbatimin e saj të plotë dhe shumë raste hipokrizie nga ana e ministrave dhe anëtarëve të Demokracisë së Re”.

Në vonesat e përmendura nga Katrugalos, përveç ratifikimit të memorandumeve, ai përmend edhe vonesat në lidhje me komisionet për librat shkollorë dhe markat tregtare.

“E qartë është se kundërshtimi i Marrëveshjes së Prespës nga përfaqësues të caktuar të Demokracisë së Re, përfshirë ish-kryeministrin A. Samaras nuk është justifikim për vonesat e sipërpërmendura, të cilat dëmtojnë interesat kombëtare, as për angazhimin e përgjithshëm të qeverisë në fusha të rëndësishme të politikës së jashtme”, shkroi Katrugalos.

Nga ministri grek i Punëve të Jashtme kërkon përgjigje se kur memorandumet do të miratohen para Komisionit kompetent në Kuvend, si dhe në seancën plenare për ratifikim; “Kur pritet të përfundojë procesi i tërheqjes ose modifikimit të teksteve me përmbajtje irredentiste në vendin fqinj?”; si dhe cili është plani i Ministrisë së Punëve të Jashtme në lidhje me “mbrojtjen e produkteve nga Maqedonia”.

Ai gjithashtu pyet nëse pyetjet në lidhje me tekstet shkollore dhe mbrojtjen e produkteve u parashtruan në takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Athinë dhe cila ishte përgjigjja e tij. (Zhurnal.mk)

Related posts

Maqedoni, do të vlejnë fletëvotimet që nuk do të kenë vulë

Admin

Seanca e 115 e Qeverisë, ja vendimet

Admin

Istrefi: Prioritet i parë do te jetë zgjidhja e kaosit urbanistik në Strugë

Admin

Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene

Admin

Ahmeti: Më 31 tetor duke votuar për Nevzat Bejtën hapim një kapitull të ri suksesi

Admin

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butell të Shkupit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com