12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Katari dhe Arabia Saudite bien dakord të rihapin kufijtë tokësorë dhe ajrorë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kuvajtit, Sheikh Ahmad Nasser al-Sabah, ka bërë të ditur se pas më shumë se tre vite Arabia Saudite dhe Katari kanë rënë dakord të rihapin kufijtë tokësor dhe ajror duke filluar nga sonte.

Kryediplomati Nasser al-Sabah njoftoi se Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, për të diskutuar këtë çështje realizoi një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.

Ai tha se liderët e dy vendeve u pajtuan të adresojnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me samitin e Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) që do të mbahet nesër në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Kuvajtit raportoi se Emiri i Katarit do të marrë pjesë në samitin e 41-të të këshillit në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori postin më 30 shtator.

Ndërsa agjencia zyrtare saudite e shtypit në një zhvillim të lidhur raportoi se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman pohoi se “samiti i ardhshëm GCC do të jetë një samit për të afruar dhe unifikuar qëndrimet, si dhe për të rritur marshimin e së mirës dhe prosperitetit”. Takimi i të martës pritet të dëshmojë nënshkrimin e një marrëveshjeje për pajtim midis Katarit dhe vendeve bojkotuese ose vetëm me Riadin si hap i parë.

Zhvillimi shënon një përparim në përpjekjet për t’i dhënë fund një krize diplomatike që ka parë Katari në përballjen me bllokadën nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti që nga viti 2017.

Duke akuzuar Katarin për mbështetje të terrorizmit dhe ndërhyrje në punët e tyre të brendshme, të katër vendet ndërprenë lidhjet me Dohan dhe vendosën një bllokadë tokësore, detare dhe ajrore mbi vendin. Katari vazhdimisht i mohoi akuzat dhe shprehu gatishmëri për dialog për t’i dhënë fund bllokimit.

Related posts

Avionët luftarakë gjermanë dhe izraelitë fluturojnë së bashku mbi Jerusalem

Admin

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com