20.7 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Karakaçanov: Bullgaria nuk do të bën lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Në Shkup dikush po mendon se Bullgaria do të bën lëshime për shkak të ndjenjave vëllazërore dhe solidaritetit. Ata vlersojnë se dikush nga jashtë do ti bënë presion Bullgarisë. Megjithatë kjo nuk do të ndodhë, ka deklaruar sot ministri i mbrojtjes në Bullgari, Krasimir Karakaçanov, transmeton Zhurnal.

Sipas tij, është e paparamendueshme që Parlamenti bullgar të voton për lësjhime dhe një lëshim i tillë nga pozicioni bullgar nuk do të kalonte në asnjë përbërje parlamentare.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë për një javë. Zgjedhja nëse do të jenë pjesë e BE-së është e tyre. Nuk do të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian me goditje kominterne në tavolinë”, deklaroi Karakaçanov për televizionin bullgar BTV.

Ai vlerson se Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është mjaftueshëm i mirë por vetëm nëse respektohet.

“Një vit pas nënshkrimit ai vecmë nuk respektohet”, deklaroi Karakaçanov duke shtuar se arritja e marrëveshjes ishte kusht për antarësimin e vendit në NATO, ndërsa respektimi i saj kusht për antarësimin në BE.

Related posts

LSDM: Buxheti për vitin 2021 siguron mbështetje për shëndetësinë dhe ekonominë

admin

Samiti i Sofjes, Bregu: Nuk ka “viktima”, vetëm fitues nga bashkëpunimi rajonal

admin

Albright: Është tragjedi që Bullgaria për shkaqe të brendshme e bllokon Maqedoninë e Veriut

admin