20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Kronika Maqedoni

Kapen 39 emigrantë ilegal nga Lindja e Afërt në aksionin policor mbi fshatrat Llojan dhe Vaksincë

Shkup, 19 nëntor – Në aksionin e koordinuar të policisë në lokacione mbi fshatrat Llojan dhe Vaksincë në vendin e quajtur Toptel mbi Kota Shortë sot janë kapur 39 emigrantë ilegal nga Lindja e Afërt, informojnë nga MPB-ja.

Aksioni siç kanë informuar nga MPB-ja është realizuar në orët e hershme të mëngjesit në bazë të urdhrit dhënë nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa në koordinim me Njësinë nacionale për luftim të kontrabandës me emigrantë dhe tregti me njerëz- Sektori për hetime kriminalistike pranë Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar në bashkëpunim me Departamentin për operacione speciale dhe të posaçme- Njësia për intervenim të shpejtë, Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare “Sopot” pranë Qendrës rajonale për punë kufitare “Sever”.

Pas zbardhjes dhe dokumentit të rastit në bashkëpunim me Prokurorin publik do të ngritët parashtresë adekuate.

Related posts

Arben Çejku: Në pranverë ka gjasa për zgjedhje nëse deri në dhjetor nuk ka hapje të negociatave

admin

Procesi i vaksinimit, qytetarët të interesuar për dozën e tretë

admin

Manipuloi me dokumente dhe përfitoi tender me vlerë 47 mijë euro, arrestohet gjilanasi

admin