26.6 C
Los Angeles
July 2, 2022
DailyNews – MK
Showbiz

“Kam qenë mjaftueshëm në marrëdhënie toksike” – Kendall Jenner flet e acaruar për jetën private në episodin e ri të “The Kardashians”

Përpara se Kendall Jenner të bëhet gati për të festuar përvjetorin e saj të dytë me të dashurin Devin Booker, modelja foli për ‘marrëdhëniet e saj toksike’ në episodin e gjashtë të “The Kardashians” në Hulu.

26-vjeçarja ka qenë e lidhur në të kaluarën me të famshëm si Harry Styles, Nick Jonas, ASAP Rocky, Blake Griffin dhe Ben Simmons.

Ndërsa Kendall nuk përmendi asnjë emër, ajo foli për të kaluarën e saj, teksa u tregoi motrave Khloe dhe Kourtney pwr debatin e saj të ashpër me Scott Disick.Episodi fillon në shtëpinë e Kris Jenner pasi Kendall Jenner acarohet pas një debati me Scott Disick, i cili ishte i mërzitur që nuk e ftoi atë në festën e ditëlindjes së saj, ndërsa Kris përpiqet të qetësojë Scott.

Ndërkohë, Kendall po ngiste G Wagon-in e saj, ajo telefonon Kourtneyn dhe zbulon se sapo pati një “luftë të madhe me Scott” dhe kërkon të vijë në shtëpinë e saj.

Ajo takohet me Kourtneyn dhe Khloe Kardashian dhe u shpjegon se Scott po ankohej se nuk ishte ftuar në Ditën e Falënderimeve dhe darkën e ditëlindjes së saj, shkruan DailyMail.

“Ai po flet për këtë gjatë gjithë kohës dhe thash, “Unë nuk e bëj këtë”. Unë kam qenë në marrëdhënie mjaft toksike dhe nuk mund të duroj më, kështu që thjesht e mbylla”, shpjegon Kendall.

Kendall pranoi në rrëfim se Scott po ‘viktimizonte veten, ai po keqtrajtonte të gjithë të tjerët, përfshirë mua, gjë që nuk kam qëllime të këqija ndaj tij dhe e dua atë dhe e dua gjithmonë pranë. Thjesht më kapi në befasi’.

Disa ditë më vonë, Kendall u përpoq të rregullonte gjërat me Scott, ndërsa ai erdhi në shtëpinë e saj me djalin e tij Reign, pasi Kendall pranon në rrëfim se nuk ka folur me të që nga debati i fundit, por tani ajo është gati.

Për sa i përket të kaluarës së saj, ‘marrëdhëniet toksike’, Kendall nuk tha asgjë më shumë për të, madje as nuk e ka trajtuar ende lidhjen e saj me Booker në shfaqje e re të familjes.

Related posts

Arbenita Ismajli mahnitëse në imazhet e reja, vë në pa linjat trupore

admin

Kanë diferencë 22 vite në moshë – aktorja Helena Bonham thotë se është e lumtur për marrëdhënien me Rye Dag

admin

Taylor Swift paditet për plagjiaturë në këngën “Shake It Off”

admin