33.3 C
Los Angeles
August 8, 2022
DailyNews – MK
Kronika

Kallëzim penal ndaj nëpunësit policor për marrje të ryshfeti

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal kundër S.S. nga Shkupi, polic në stacionin policor në SPB Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale të “marrjes së ryshfetit”.

“Me datë 26.07.2022, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në magjistralen Shkup – Miladinovci, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve, nga një person ka kërkuar dhe ka pranuar 2.000 denarë për të mos përgatitur kallëzim dhe urdhërpagesë për kundërvajtje të kryer dhe të konstatuar në komunikacion”, njoftoi sot MPB.

Nga aty sqarojnë se pas kësaj i dëmtuari ka denoncuar rastin në stacion policor dhe pas marrjes së masave është konstatuar se i akuzuari ka kryer veprën penale dhe kundër tij është paraqitur kallëzim penal.

Njëkohësisht, Departamenti i kontrollit të brendshëm ka paraqitur nismën për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe propozim për largim nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Related posts

Procedurë hetimore ndaj tre personave për veprën penale “grabitje”

admin

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një banor i Tetovës

admin

Vjedhje nga vagonët transportues të SHA “Hekurudhat e Maqedonisë” në Gradsko

admin