14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Ekonomi

Ka filluar aplikimi për subvencione për kulturat kopshtore dhe frutave të prodhuara dhe të dorëzuara në objektet përpunuese

Shkup, 1 dhjetor – Të gjithë fermerët të cilët në periudhën prej 26 dhjetorit 2020 deri më 25 dhjetor të këtij viti, kanë prodhuar dhe dorëzuar kulturat kopshtore dhe frutave në objektet përpunuese, nga sot e deri më 25 dhjetor do të mund të aplikojnë për subvencione përmes masave 1.6 dhe 1.8.

Aplikimi bëhet në mënyrë elektronike në ueb faqen e Agjencisë www.ipardpa.gov.mk, në rubrikën “pagesat direkte, e-kërkesë”.

Krahas kërkesave, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë certifikata të lëshuara nga kapaciteti i regjistruar i përpunimit, në të cilat do të tregohen qartë sasitë e dorëzuara.

Shuma e mbështetjes është 3 denarë për kilogram të perimeve apo frutave të prodhuara dhe të dorëzuara për përpunim.

Sistemi është tashmë funksional dhe mund të aplikohet. Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më 25 dhjetor 2021. Të gjithë fermerët që kanë problem, apo nuk dinë të dorëzojnë aplikimet në mënyrë elektronike, mund të kontaktojnë në Njësitë Rajonale të MBPEU-së për ndihmë. Të gjithë aplikantët duhet t’i kushtojnë vëmendje saktësisë së të dhënave të specifikuara në aplikim gjatë paraqitjes së aplikacioneve. Nëse aplikanti vëren se ka bërë gabim gjatë paraqitjes së kërkesës, ai/ajo mund ta tërheqë atë dhe të bëjë korrigjimin brenda 30 ditëve.

I gjithë dokumentacioni i nevojshëm mund të shkarkohet nga faqja e internetit e AMFBZHR, në rubrikën pagesat direkte dhe formularë.

Related posts

Analizë: Shteti është futur në borxhe të mëdha, por ende nuk e ka prekur “vijën e kuqe”

admin

Konferencë “Digjitalizimi dhe transferi i teknologjive për uljen e emetimeve të karbonit

admin

Deri në fund të këtij viti punonjësit e sektorit privat duhet të marrin K-15

admin