22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Sport

Juventus dhe Real Madrid në garë për talentin Julian Alvarez – ai dëshiron të largohet nga River Plate dhe nuk kushton shumë

Sulmuesi i River Plate, Julian Alvarez, ka tërhequr shumë vëmendje nga klubet e mëdha evropiane kohët e fundit, me Real Madridin dhe Juventusin, që janë në garë për të blerë argjentinasin.

21-vjeçari ka të ngjarë të jetë lojtar i ardhshëm argjentinas që mund të zbarkojë në futbollin evropian, ndërsa River Plate po insiston që ai të  rinovojë kontratën.

Klubi argjentinas ka biseduar me agjentin e lojtarit, Fernando Hidalgo. Alvarez do ta nënshkruajë kontratën e re nëse “Los Millonarios” bie dakord ta shesë nëse një ofertë prej 20 milionë eurosh arrin në afatin kalimtar të ardhshëm.

River nuk dëshiron ta shesë Alvarezin, por sulmuesi beson se një lëvizje në Evropë do t’i rriste gjasat e tij që të launte në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Juventus dhe Real Madrid janë skuadrat më të interesuara për Alvarezin, megjithëse Fiorentina , AC Milan dhe Bayer Leverkusen gjithashtu kanë mbajtur shprehur interesim. 

Related posts

Anthony Joshua: ‘I could get my head punched in because I’ve got ring rust’

Lea Musliju

Juventusi e pëson nga ndeshjet ndërkombëtare, Dybala dhe Bernardeschi kthehen të dëmtuar

admin

Fati i keq i Osumane Dembeles te Barcelona: 13 dëmtime, 670 ditë jashtë fushe dhe 98 ndeshje mungesë

admin