22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Josep Borell i njofton ministrat e Jashtëm Evropianë rreth dialogut Kosovë-Serbi

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell do të informojë ministrat e jashtëm të BE-së për raundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi që u mbajt me datë 15 qershor në Bruksel.Borell do t’i njoftojë ministrat për takimin mes Prishtinës dhe Beogradit që u mbajt me ndërmjetësimin e Brukselit si dhe për raundin tjetër të dialogut që është caktuar për në fund të muajit korrik.Pos dialogut Kosovë-Serbi, ministrat e BE-së do të diskutojnë edhe për marrëdhënie Turqinë dhe Rusinë, situatën në Liban, procesin e paqes në Lindjen e Mesme, shkruam RTKlive.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel me datë 15 qershor me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Të dy palët kanë dalë nga ky takim, duke mos u pajtuar me kushtet e vëna nga pala tjetër.Kryeministri Kurti ka shkuar në dialog me katër kërkesa për Serbinë, përfshirë këtu edhe një pikë ku thuhej se dy shtetet duhet të zotoheshin që të mos sulmonin shtetin tjetër.Asnjë nga këto pika nuk është pranuar nga shteti serb, derisa, Vuçiq ka vazhduar që të insistojë që Asociacioni të jetë pjesë e diskutimeve të dy vendeve.Kurti dhe Vuçiq do të përballen sërish në Bruksel me datë 25 korrik.Për detajet e takimit të fundit që patën Kurti dhe Vuçiq është informuar edhe presidenti i SHBA-ve, Joe Biden që gjatë kohës sa po mbahej takimi po qëndronte për vizitë zyrtare në Bruksel.

Related posts

Temperatura deri në 43 gradë; Ja kur pritet të largohet i nxehti Afrikan

Admin

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë

Admin

Kurti kundër ‘Minishengenit’, Rama: S’mund të presim konsensusin e të gjithëve për t’u takuar! Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë çfarë fitojmë ne

Admin

Batutat/ Vuçiç: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë. Rama: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

Admin

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

Admin

Haradinaj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci: Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More