19.8 C
Skopje, NM
21/06/2021
DailyNews.mk
VIP YJET

Joaquin Phoenix do ta luajë Napoleon Bonapartën në filmin e ri

Phoenix do të luajë në filmin e regjisorit Ridley Scott.

Ridlez Scott përfundoi xhirimet e “The Last Duel” të mëkurën, por ai ka gati një projekt tjetër me Joaquin Phoenix, shkruan Daily Mail.

Phoenix dhe Scott kanë nënshkruar për Kitbag për “20th Century Fox”, ku Scott ka një marrëveshje të përgjithshme, sipas Deadline.

Phoenix do të portretizojë udhëheqësin ikonik ushtarak francez Napoleon Bonapartën, i cili pritet të fillojë xhirimet vitin e ardhshëm.

Projekti përshkruhet si, ‘një vështrim origjinal dhe personal i origjinës së Napoleonit dhe ngjitjes së tij të shpejtë, të pamëshirshme në perandor, parë përmes prizmit të marrëdhënies së tij problematike dhe shpesh të paqëndrueshme me gruan e tij dhe një dashuri të vërtetë, Josephine’.

Filmi do të shfaqë disa nga betejat më ikonike të Napoleonit dhe do të tregojë se si funksionon mendja e tij strategjike së bashku me taktikat e tij ambicioze dhe të paepura.

Scott do bëjë regjinë, ndërsa skenarin David Scarpa, i cili shkroi filmin e Scott 2017 në “All the money in the world”.

Scott gjithashtu do të prodhojë përmes Scott Free Productions, së bashku me Kevin Walsh.

Regjisori sapo përfundoi xhirimet në “Last Duel”, i cili kishte filluar xhirimet në shkurt por u vendos të ndërpritej për shkak të pandemisë.

Scott do të fillojë edhe xhirimet për “Gucci” në mars të vitit të ardhshëm në Itali, ku do të luajë edhe Lady Gaga, Robert De Niro, Al Pacino, Adam Driver dhe Jared Leto.

Roli i Phoenix vjen pasi fitoi “Oscar” për karakterin e Arthur Fleck në Joker.

Related posts

Ronela Hajati ndan imazhe me dukje tërheqëse nga prapaskenat e klipit të ri muzikor

Lea Musliju

Ardian Bujupi sjell në treg duetin “Alleen” me Dystinct

Lea Musliju

Angelina Jolie pretendon se tre nga fëmijët e saj donin ‘të dëshmonin kundër’ Brad Pitt

Lea Musliju

Vdes Enver Kaçaniku, aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Lea Musliju

Rita Ora merr vëmendje me fustanin transparent në festën e komunitetit LGBTI

Lea Musliju

Luana Vjollca lanson “1 Mijë Vjet” në platforma digjitale

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More